close
Bota

NATO VENDOS LUFTANIJEN NË PORTIN E ODESË

luftanija-780×439

Aleanca veri-atlantike përforcon prezencën e saj në Detin e Zi. NATO dërgon me këtë sinjale si tek Rusia ashtu edhe tek Ukraina. Por mundësia e veprimit është e kufizuar, për shkak të një marrëveshje para 80 vjetësh. Luftanija amerikane, që ka qenë e stacionuar në Spanjë, e pajisur me sisteme mbrojtëse kundër raketave është vendosur ndërkohë në Detin e Zi.

Në janar kjo anije qëndroi në Batumi për stërvitje ushtarake me rojen bregdetare gjeorgjiane. Tani ajo ndodhet në portin e Odesës. Poroshenko tha se luftanija u vendos për të dërguar “një sinjal të rëndësishëm tek Kremlini”, që “Krimeja është ukrainase” dhe se në “rajon sigurohet transporti i lirë i anijeve”. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia