Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo ka fituar trofeun “MVP” të edicionit të rregullt në NBA.
Lojtari i Milwaukee Bucks mposhti në këtë garë James Harden të Houston dhe Paul George të Oklahoma. Juria e përbërë nga 100 gazetarë si dhe votimi i ardhur nga tifozët përzgjodhën gjigantin grek në një ceremoni të zhvilluar në Los Anxhelos.
Ai është njeriu që udhëhoqi Milwaukee në vendin e parë të renditjes në përfundim të edicionit të rregullt.
Antetokounmpo e mbylli edicionin e rregullt me një mesatare prej 27.7 pikësh, 12.5 kërcime dhe 5.9 asistime për ndeshje.
Për fat të keq Milwaukee nuk arriti të shpallet kampion në Konferencën e Lindjes, pasi u mund 4:2 me ndeshje në finale nga Toronto.
Trofeun debutuesit e mori Luka Donçiq, që luan me Dallas. Ndërsa trajneri i edicionit u shpall Mike Budenholzer, trajneri i Milwaukee. Mbrojtës më i mirë u shpall Ruby Gobert i Utah Jazz. /Agjencitë/