close

NBA: ATLANTA KRYESON KONFERENCËN E LINDJES

Në ndeshjen e sotme Atlanta Hawks Miami Heat 106-82


Derbi i kampionatit amerikan i basketbollit NBA, që u zhvillua në mëngjesin e sotëm mes Toronto Raptors dhe Indiana Pacers përfundoi me fitoren e sigurtë për vendasit me rezultatin 121:105. Raptors dominuan në tërësi dhe e kishin kontrollin e lojës në çdo çerek të ndeshjes.

Norman Powell ishte më efikasi në fitoren e vendasve me 23 pikë, 2 kërcime dhe 1 asistim, ndërsa u dallua edhe Serge Ibaka me 18 pikë dhe 6 kërcime. Ndërsa Bojan Bogdanoviq ishte më efikai te mysafirët me 21 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime.

Oklahoma City ka pësuar disfatë në shtëpi, në përballjen me Washington Wizards me rezultatin 116:98. Bradley Beal me 25 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime dhe Otto Porter Jr. ishin më të mirët në fitoren e Wizards. Ndërkohë, te vendasit më efikas ishte Russell Westbrook, me 22 pikë, 15 kërcime dhe 13 asistime. Në dy takimet tjera Atlanta mundi Miami 106:82, ndërsa Phoenix pësoi humbje nga Charlotte 113:119

Në Konferencën e Lindjes kryeson Atlanta me 27 fitore e dy humbje, para Boston Celtics që ka 23 fitore e 15 disfata dhe Brooklyn Nets me 20 fitore e 21 disfata. /Agjencitë/