Njëri ndër yjet më të njohur në kampionatin amerikan të basketbollit Avery Bradley, i cili është bashkuar skuadrës ku luan edhe LeBron James. Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin kalifornian me vlerë 9.7 milionë dollarë, sipas ESPN.
Bradley luan në pozitën e mbrojtësit dhe ka bërë karrierë si anëtar i Boston Celtics, ku gjithashtu luajti edhe për rivalët e Lakers – Los Angeles Clippers.
Në sezonin e kaluar luajti në fanellën e Memphis Grizllies, ku shënoi 16 pikë, tri kërcime dhe katër asistime në 14 ndeshje të luajtura. Ndryshe, Los Angelos pritet që të sjellin edhe lojtarë të tjerë para fillimit të sezonit të ri në NBA. /Agjencitë/