Houston shënon fitoren e 9-të radhazi
Kampionati i basketbollit amerikan NBA vazhdon me befasi të radhës. Skuadra e Houston vijon serinë pozitive, duke mundur Charlotte me rezultatin 118-106. Kjo është fitorja e nëntë radhazi në këtë pjesë të kampionatit që është suksesi i 9-të radhazi në kampionat dhe aktualisht është e ngjitur në pozitën e tretë në Konferencën e Perëndimit
Fitore të rëndësishme ka shënuar Clippers, ndaj ekipit të Bostonit me rezultat të thellë 140-115. Shtatë lojtarë të Clippers realizuan mbi 10 pikë, me Lou Williams që realizoi 34 pikë.
Oklahoma, falë 24 pikëve të Schroder dhe 23 të Westbrook, mundi Utah Jazz-in me rezultat 98-89. Surprizë tjetër paraqet fitorja e Cleveland ndaj Torontos 126-101. Sexton me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Leonard-it për kanadezët. Washington mundi Sacramento 121-115. Ndërsa Brooklyn mundi Detroitin 103-75. /Agjencitë/
NBA – Rezultatet e sotme:
Cleveland – Toronto, 126-101
Washington – Sacramento, 121-115
Brooklyn – Detroit, 103-75
Houston – Charlotte, 118-106
Utah Jazz – Oklahoma, 89-98
Clippers – Boston, 140-115