Hjuston siguron gjysmëfinale në perëndim
Në kampionatin amerikan të basketbollit NBA u luajtën ndeshjet e radhës të “play off”-it, ku kishte luftë të fortë sportive dhe surpriza në parket. Befasia më e madhe ndodhi me fitoren e Los Angeles Clippers e cila në transfertë fitoi ndaj kampionit në fuqi Golden State Warriors me rezultatin 129-121. Për Clippers është kjo fitorja e dytë në transfertë ndaj ekipit kampion, ndërsa “Lokomotiva” e suksesit ishte Lou Williams, i cili shënoi 33 pikë dhe 10 asiste i përkrahur nga italiani Danilo Gallinari, i cili shënoi 26 pikë.
Te Warriors më i miri ishte Kevin Durant me 45 pikë. Kush do të kualifikohet në gjysmëfinale do të dihet pas ndeshjes së radhës. Në Konferfencën e Perëndimit kualifikim në gjysmëfinale ka siguruar edhe Hjuston Rockets, që mposhti Utah Jazz me rezultatin 100:93. James Harden, ishjte më efiukasi me 26 pikë, 6 asiste dhe 6 “rebound”, ndërsa Clint Capela e mbylli me “double-double”, 16 pikë e 10 rikuperime. Hjustoni në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga ndeshja Warriors dhe Clippers. /Agjencitë/