Milwaukee e Denver kryesojnë Konferencat
Në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, në mëngjesin e sotëm janë zhvilluar tetë takime që kanë sjell emocione atraktive për tifozët. Kampionët e Golden State në transfertë kanë shënuar fitore kundër ekipit Sacramento me rezultatin 127-123. Lojtari më i mirë në këtë takim ishte Stephen Curry, autor i 42 pikëve, Durrant me 29 e Thompson me 20 pikë.
Fitore pa problem ka shënuar edhe San Antonio, ndaj Memfisit me rezultat 108-88, White me 19 pikë e Aldridge 18 ishin më të mirët në terren. Nën-kampionët e NBA-së, Cleveland, vazhdon me loja zhgënjyese, kësaj radhe pësoi disfatë para publikut vendas nga Nju Orlenas me rezultatin e thellë 133-98. Holiday e Randle realizuan nga 22 pikë për miqtë.
Një fitore të rëndësishme jashtë fushe korri skuadra e Torontos, që mundi ekipin Milwaukee me rezultatin 123-116. Leonard e Siakam realizuan nga 30 pikë për vendasit, ndërsa Antetokounmpo, me 43 pikë e 18 rebound, ishte më efikasi te miqtë.
Denver pas fitores ndaj Charlotte 123-110 vazhdon të kryeson në Konferencën e Perëndimit. Jokiq, me 39 pikë e 12 rebound ishte më efikasi. Fitore të rëndësishme për renditje korri edhe Philadelphia, kundër ekipit Dallas 106-100, ndërsa Utah jazz në transfertë mundi Detroitin 110-105. /Agjencitë/
NBA – Rezultatet e sotme
Denver – Charlotte, 123-110
Detroit – Utah Jazz, 105-110
Philadelphia – Dallas, 106-100
Cleveland – New Orleans, 98-133
Milwaukee – Toronto, 116-123
San Antonio – Memphis, 108-88
Portland – Houston, 110-101
Sacramento – Golden State, 123-127