close
Sport

NBA: DENVER KRYESON KONFERENCËN E PERËNDIMIT

NBA

Golden State është i dyti, Oklahoma në pozitën e tretë


Kampionati amerikan i basketbollit NBA, ka vazhduar edhe në mëngjesin e sotëm, ku zhvilluan 9 takime. Oklahoma në transfertë ka shënuar fitore të rëndësishme në përballjen me ekipin e Los Angelesit me rezultatin 107-100. Më efikas në këtë ndeshje ishte Paul George me plot 37 pikë.

Dallas fal lojës fenomenale të sllovenit Luka Donçiq i cili shënoi 18 pikë, dha 4 asiste dhe kontrolloi 10 topa, mundën Charlotte gjithashtu në transfertë me rezultatin e thellë 122-84. 38 pikët diferencë janë një tregues i qartë i formës së dobët të shfaqur nga skuadra me pronar, legjendën e basketbollit amerikan Michael Jordan.

Fitore në transfertë kësaj radhe ka shënuar edhe Filadelfia në takimin me ekipin Phoenix me rezultatin 132-127. Më efikasi në ndeshje ishte Joel Embiid me 42 pikë dhe 18 “rebound”.  Fitore ka shënuar edhe Miami kundër Clevelandit 117-92, Orlando kundërr Çikago Bullsit 112-84. Pas ndeshjeve të sotme tabelën në Konferencën e Perëndimit e kryeson Denver me 24 fitore e 11 humbje , para Golden State që ka 25 fitore e 13 humbje. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia