NBA: Denver mund Miamin në Florida, udhëheq 2-1 serinë e finaleve

Në ndeshjen e tretë të finales së play off-it në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, skuadra e Denver shënoi fitoren e dytë në transfertë ndaj Miamit me rezultatin 109-94, duke udhehequr 2-1 serinë e ndeshjeve të fituara.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer basketbollisti serb Nikolla Jokiq i cili realizoi një tjetër “triple double”, me 32 pikë, 21 kërcime e 10 asist. Gjithashtu shkëlqeu edhe Jamal Murray, i cili realizoi gjithashtu realizoi “triple double”, me 34 pikë, 10 kërcime e 10 asist.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Te skuadra e Miamit u dalluan Jimmy Butler që realizoi 28 pikë e Dem Adebayo me 22 pikë e 17 kërcime, por që nuk mjaftuan për të fituar. Ndeshja e katërt finale gjithashtu do të zhvillohet në Florida më 13 qershor, ku Miami serish do të jetë nikoqire .

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share