NBA: Denver një fitore larg titullit kampion

Në ndeshjen e katërt Miami – Denver 95-108

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Skuadra e Denver Nuggets është një fitore larg titullit kampion në NBA, titull që mund ta sigurojë në ndeshjen e pestë të finales së play off-it që do të zhvillohet më 13 qershor (të martën në mëngjes) para tifozëve të vetë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Denver sot në cilësinë e mysafirit mundi Miami me rezultat 108-95, duke udhëhequr 3-1 serinë e ndeshjeve të fituara në finale e play off-it.

Për Denver ishte kjo fitorja e dytë radhazi jashtë fushës së vet duke u dëshmuar  si  ekip më i kompletuar se kundërshatri i tij Miami.

Më efikas ishin Gordon me 27 pikë, Jokiq me 23 pikë e 12 kërcime si dhe Brown me 21 pikë, tre këto lojtarë që e bënë diferencën në këtë fitore shumë të rëndësishme  për Denver. Te skuadra humbëse u dallua Butler që realizoi 25 pikë e Adebayo me 20 pikë

Takimi i radhës luhet në fushën e Denver pas vetëm 48 orëve dhe me fitore  eventuale  Denver do të shpallet për herë të parë kampione e ligës më të fortë të basketbollit në botë NBA. Pritet një spektakël i vërtet për ekipin e Denver.

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share