close
Sport

NBA: DETROITI MUNDI DENVERIN

James Harden

Në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, sot janë zhvilluar gjashtë ndeshjet e radhës. Fitore të rëndësishme ka shënuar Hjustoni në transfertë duke e mundur ekipin e Feniksit me rezultatin 118-110, ndërsa ka shkëklqyer James Harden i cili ka shënuar 44 pikë. Kjo është sfida e 27-të radhazi për basketbollistin teksan që realizon mbi 30 pikë, duke konfirmuar se është pretendenti kryesor edhe këtë sezon për të fituar titullin MVP.

Detroiti në fushën e vetë ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Denverit me rezultatin 129-103. Drummond, me 27 pikë e 12 rebound, ishte më efikasi në këtë përballje. Sakramaneto ka shënuar fitore ndaj San Antonios me rezultat 127-112. Bagley realizoi 24 pikë e 12 rebound, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e De Rozan. Fitore në transfertë ka shënuar Atlanta, që mundi 137-129 Washingtonin në një ndeshje spektakolare dhe me emocione, me 9 lojtarë të Atlantas që realizuan mbi 10 pikë.

Milwaukee vijon të kryesojë renditjen në Lindje pas fitores 113-94 ndaj Brooklynit. Greku Antetokounmpo, ishte shënuesi më i mirë me 30 pikë e 15 rebound. Në sekondat e fundit fiton Indiana, 109-107 ndaj Nju Orleans. Në Konferencën e Perëndimit kryeson Golden State para Denverit, ndërsa në atë të Lindjes kryeson Milwaukee. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia