Ylli i basketbolli i skuadrës kampion Goleden State, Kevin Durant do të mungojë në ndeshjen e parë të finales të Konferencës së Perëndimit kundër Portlandit dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e dytë.
Shkaku i mungesës është është lëndimi në ndeshjen e pestë të paly offit ndaj Hjustonit, dhe më pas testet mjekësore kanë konstatuar se lëndimi ishte serioz që kërkon trajtim më serioz. Për kampionët në fuqi mungesa e Durant do të jetë hendikap i madh për trajnerin Stiv Kerr, i cili besonte se do të ketë në dispozicion për sfidat e radhës.
Kevin Durant në 11 ndeshjet e play off-it ka shënuar mesatarisht 34 pikë, 5 kërcime dhe 4.9 asiste në çdo ndeshje. Ndeshja e parë e finales së Konferencës së Perëndimit do të zhvillohet më 15 maj në “Orakëll Arena” në orën 3:00 të mëngjesit. /Agjencitë/