close

NBA: FESTË E MADHE NË TORONTO

Afro 2 milionë njerëz kanë festuar në rrugët e Torontos në Kanada për titullin e parë kampion në kampionatin amerikan të basketbollit NBA të skuadrës së Toronto Raptors. Siç dihet pas gjashtë ndeshjeve  të zhvilluara në finalet e play offit skuadra kanadeze mposhti  ish- kampionin Golden State Warriors 4-2 me ndeshje. Numër i madh fanasave të skuadrës kanadeze kanë mbushur rrugët e qytetit dhe jo vetëm, me të vetmin qëllim që të përshëndetin heronjtë e tyre.

Gjithsesi, kjo ditë feste rrezikoi të kthehej në tragjedi, pikërisht në momentin që lojtarët ishin në skenë për fjalimet e tyre. Dy të shtëna kanë krijuar panik te njerëzit. Policia ka vënë menjëherë rregull, por mediat kanadeze deklarojnë për katër të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë raportohet për dy persona të arrestuar si dhe dy pistoleta të sekuestruara.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin para Bashkisë dhe rrezikoi të kthehej në një tragjedi. Gjithashtu, organizatorët e kësaj parade nuk i kishin marrë të gjitha masat dhe shpesh janë vërejtur probleme dhe vonesa, duke krijuar edhe pakënaqësi te tifozët. /Agjencitë/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!