Joel Embiid bën ligjin në parket
Në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së paly off-it në Konferencën e Lindjes të kampionatit amerikan të basketbollit NBA,
Filadelfia sërish ka fituar ndaj Torontos, kësaj radhe me rezultatin 116-95, duke udhëhequr 2-1 serinë e ndeshjeve. Vendasit gjatë gjithë kohës kanë qenë në avantazh prej 10-15 pikëve që u kurrorizua me fitore të merituar.
Embiid me 33 pikë e 10 rebound ishte shënuesi më i mirë, mbështetur edhe nga Butler me 22 pikë, ndërsa 6 lojtarë të Philadelphias realizuan mbi 10 pikë. Për ekipin kanadezë u dalluan Leonard me 33 pikë dhe Siakam me 20. Ndeshja e katërt do të zhvillohet më 5 maj në Filadelfi. /Agjencitë/