Detroiti mundi Toronton
Lideri aktual i Konferencës së Lindjes, Milwaukee në një ndeshje spektakolare ka pësuar humbje para tifozëve të vet nga Filadelfia 125-130. Joel Embiid ishte më efikas me 40 pikë të shënuara e 15 asistime. Te vendasit i shkëlqyeshëm ishte Giannis Antetokounmpo i cili shënoi 52 pikë,16 kërcime e shtatë asiste.
Humbje befasuese ka pësuar edhe Toronto Raptors në udhëtim te Detroit Pistons me tri pikë diferencë 110-107.
Blake Griffin me 25 pikë, tetë kërcime e tre asistime ishte më meritori për fitoren e Pistons, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Reggie Jackson me 20 pikë të tjera. Për skuadrën kanadeze më efikasi ishte Kawhi Leonard me 33 pikë e 10 kërcime. Fitore ka shënuar edhe Orlando ndaj Atlantan 101-91, Sacramento ka shënuar fitore kundër Çikagos 129:102, Hjustoni kundër Minnesottas117:102, Clippers kundë Brooklyn 119:116 dhe Nju Jorku kundë Lakers 124-123. /Agjencitë/