NBA: Fitojnë Miami dhe Nju Orleans

Dallas humbet e rrezikon play off-in

Dy ndeshje të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, sollën dy fitore të ekipeve vendase Miami mundi Dallas-n, ndërsa Nju Orleanso mundi Clippers-in.

Miami me një lojë atraktive dhe të sigurtë mundi ekipin e Dallas me rezultatin 129-122 . Me këtë disfatë ekipi Luka Donçiq rrezkon kualifikimin në fazën e play off-it në Konferencën e Perëndimit. Më efikas te vedasit ishte Butler, autor i 35 pikëve. Te Dallas, dyshja Donçiq-Irving realizoi 65 pikë së bashku, por që s’mjaftuan për të fituar.

Nju Orleans, mundi ekipin e Clippers me rezultat 122-114. Vendasit ishin ata që dominuan në të gjithë lojë dhe me meritë shënuan fitore që I mban në zonën “play in”. Brandon Ingram me 36 pikë ishte më efiks te vendasit, ndërsa te Clippers Kawhi Leonard realizoi 40 pikë .

Rezultatet e sotme

Miami – Dallas, 129-122

Nju Orleans – Clippers, 122-114

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share