close

NBA: FITORE E SIGURT E INDIANA PACERS

Fitojnë edhe Toronto e Oklahoma


Kampionati amerikan i basketbollit NBA, vazhdon sipas orarit të paraparë. Në një ndeshje dramatike që u zhvillua sot, mes Boston Celtics Los Angeles Lakers, fituese doli skuadra mysafire me rezultain 129-128 , me një kosh në sekondën e fundit nga ana e Rajon Rondo. Më efikas në këtë ndeshje ishte LeBron James me 28 pikë.

Skuadra e Torontos vijon të shkëlqejë në Lindje, duke mposhtur edhe Atlanta, me rezultatin 119-101. Më efikas ishte Siakam me 33 pikë e 14 rebound  dhe VanVleet me 30 pikë.

Zhgënjen skuadra e San Antonio, që u mund nga Portland me rezultatin 127-118. McCollum realizoi 30 pikë, mbështetur edhe nga Lillars me 24 pikë e Nurkic me 22. Oklahoma vazhdon sipas planit, kësaj radhe mundi Memfisin 117-95.

Më efikas ishte Paul Georgeme 27 pikë, ndërsa Grant 20. Ndërsa Russell Westbrook që vijon të mos i ndahet “triple double”, duke shënuar 15 pikë, 13 rebound e 15 asiste. Në ndeshjen Indiana – Clippers fituan vendasit 116-92. Konferencën e Lindjes e kryeson Milwaukee Bucksme 40  fitore e 13 humbje. /Agjencitë/