close
Sport

NBA: FITORE E WARRIORS-it DHE TORONTO-s

NBAAAAAAA

Golden State mundi Nju-Jork 122:95


Kampioanti amerikan i basketbollit NBA, ka vazhduar edhe në mëngjesin e sotëm me tetë ndeshjet e zhvilluara. Golden State Warriors ka korrur një fitore të lehtë në shtëpi ndaj Nju-Jork Knicks me rezultatin 122:95. Vendasit ishin dominues në tërësi të takimit, derisa më i dalluari në këtë triumf ishte Klay Thompson, i cili realizoi 43 pikë dhe 2 kërcime, ndërsa Kevin Durant shënoi 24 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime.

Minnesota Timberwolves ka shënuar një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Oklahoma City Thunder me rezultatin 119:117. Andrew Wiggins realizoi plot 40 pikë, 10 kërcime dhe 4 asistime për mysafirët. Te Thunder më i dalluari ishte Paul George me 27 pikë, 9 kërcime dhe 1 asistim.

Fitore më të vështirë para tifozëve të vetë shënoi Toronto ndaj Atlantas me rezultat 104-101. Leonard realizoi 31 pikë, 4 kërcime, 6 asistime, 6 topa të vjedhur dhe një bllokadë.

Cleveland ka pësura në cilësinë e vendasit nga Indiana me rezultat 115:123, Philadelphia mundi Washington 132:115 ndërsa Miami ka pësura humbje në shtëpi nga Denver 99:103,

Toronto është rikthyer në vendin e parë me 31 fitore deri tash të realizuara. /Agjencitë

Rezultatet:

Cleveland        –   Indiana 115:123,

Philadelphia    –   Washington 132:115,

Miami              –   Denver 99:103,

Toronto           –   Atlanta 104:101,

Oklahoma City –   Minnesota 117:119,

Phoenix            –   Sacramento 115:111,

Golden State    –   New York 122:95,

LA Clippers       –   Charlotte 128:109.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia