close

NBA: FITORE ME PËRMBYSJE E OKLAHOMAS

Miami surprizoi Filadelfian


Kampionati amerikan i basketbollit NBA, ka zhvilluar ndeshjet e radhës ku kishte edhe surpriza. Oklahoma pas fitores me përmbysje në sekondat e fundit ndaj Hjustonit 112-111, shënoi fitoren e 48 sezonale. Më i miri ishte Westbrook, i cili realizoi një “triple double”, me 29 pikë, 12 rebound e 10 asiste, mbështetur edhe nga George me 27 pikë. Për Houston u dallua Harden me 38 pikë, por që mbetën për statistikë.

Miami surprizoi Filadelfian duke e mundur me rezultatin 122-99. Diferencën e bëri veterani Wade, i cili realizoi 30 pikë. Kampionët e Golden State në transfertë mundën Nju Orleansin 112-103. Okafor realizoi 30 pikë për vendasit, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Warriors u dallua Cousins, që realizoi 21 pikë e 12 rebound.

Fitore ka shënuar edhe Toronto, që mundi Minesotën 120-100. Leonard me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë. Boston, falë 21 pikëve të Rozier, mundi më përmbysje Washington me rezultatin 116-110. Skuadra e Portland mundi Lakersin me rezultatin 104-101. /Agjencitë/