close

NBA: FITORE ME VLERË E BOSTONIT

Disfatë zhgënjyese e Lakersave


Sot u luajtën pesë takimet e radhës, me rëndësi të veçantë për të dyja konferencat. Sfida më e rëndësishme u luajt pa dyshim në “Wells Fargo Center” të Philadelphias, ku skuadra e Boston Celtics ndali rrugëtimin e fitoreve ekipit vendas duke e mundur 112-109. Në Konferencën e Perëndimit Golden State Warriors vazhdon rrugëtimin e sukseseve, kësaj radhe mundi Utah Jazz 115-107. Disfatë të papritur ka pësuar Los Angeles Lakers në parketin e Atalnatas 117-113. Lakersave nuk i mjaftuan as 28 pikët, 16 asistimet dhe 11 “rebound” të LeBron James. Për Hawks spikatën Young dhe Collins me nga 22 pikë. Pas kësaj disfate Lakers seriozisht rrezikojnë të mbeten jashtë zone në play off me këtë ecuri.

San Antonio Spurs në transfertë fitoi ndaj Memfisit me rezultat të ngusht 108-107, duke ndalur ecurinë negative prej katër humbjesh radhazi. Fitore në transfertë ka shënuar edhe Orlando në përballjen me Nju Orlensin 118 -88. Për Magic kjo ishte fitorja e katërt radhazi, që jep shpresë për renditjen në zonën e play off-it në fund të sezonit të rregullt. /Agjencitë/

 

Rezultatet:

Atlanta Hawks             –  Los Angeles Lakers 117-113

Philadelphia 76ers       –  Boston Celtics 109-112

Memphis Grizzlies       –  San Antonio Spurs 107-108

New Orleans Pelicans  –  Orlando Magic 88-118

Golden State Warriors –  Utah Jazz 115-108