close

NBA: GOLDEN STATE BËN LIGJIN

FITOJNË EDHE BOSTONI DHE DENVERI


Skuadra kampione  Golden State me hapa të sigurtë marshon drejt kreut të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Në ndeshjen e sotme  Warriorsat në transfertë mundën Indianan me rezultat  të thellë  132-100. Më efikas ishin Curry me 26 pikë e Cousins me 22.

Në njëjtin ritëm vazhdon edhe Denveri që është ndjekësi më i afërt i Golden State, pas  fitores  në transfertë  kundër Memfisit 95-92. Fitore  ka shënuar edhe  Bostoni  në përballjen me  Brooklyn 112-104.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, skuadra e Atlantës befasoi Clippers, duke e mundur me rezultat 123-118 në Los Anxhelos. Skuadra  Charlotte, falë një loje të mirë kolektive mundi Nju Jorkun  me rezultatin  101-92 .