close

NBA: GOLDEN STATE MERR KRYESIMIN

Denver Nuggets – Golden State Warriors 111-142


Kampionai aktual i NBA, Golden State me fitoren e thellë që e shënoi në mëngjesin e sotëm në transfertë kundër Denverit me rezultatin 142-111, ngjitet në vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, duke bërë rokadë me Denver, që tashmë është i dyti. Më efikas te Warriors, ishin Thomson e Curri me nga 31 pikë e Kevin Durant me 27. Golden State vendosi edhe rekordin e 51 pikëve të realizuara në periudhën e parë në NBA.

Fitore të rëndësishme ka shënuar Lakers, në përballjen me Chikagon 107 -100. Pa probleme fiton edhe skuadra e Milwaukee, që mundi Miamin 124-86 duke u ngjit në pozitën e dytë në Lindje.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, skuadra e Indiana mundi Phoenixin 131-97. Oklahoma ka zhgënjyer duke humbur nga Atlanta me rezultatin 142-126. Fiton edhe Philadelphia, që mundi Minnesotën 149-107.

 

NBA – Rezultatet e sotme:

Indiana        –   Phoenix, 131-97

Philadelphia –   Minnesota, 149-107

Atlanta         –   Oklahoma, 142-126

Milwaukee   –   Miami, 124-86

Denver        –  Golden State, 111-142

Lakers          –   Chicago, 107-100