close

NBA: HARDEN SËRISH I SJELL FITORE HJUSTONIT

Në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, vazhdojnë emocionet në përballjet e play offit.

Hjuston udhëheq ndaj Utah Jazz 2-0 serinë e çerekfinaleve në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 118-98. James Harden zhvilloi një paraqitje  ndeshje magjike, autor i “triple double”, duke realizuar 32 pikë, 13 rebound e 10 asiste. Ndërsa tek Utah Jazz mungoi pikërisht lojtari lider.

Në Lindje, skuadra e Boston fitoi ndaj Indiana 99-91 në ndeshje ku skuadra mike shpërdoroi një avantazh prej 12 pikësh në fillimin e periodës së katërt. Ai që shkëlqeu ishte Kyrie Irving, që realizoi 37 pikë, mbështetur edhe nga Tatum me 26 pikë. Boston udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve.

Po 2-0 udhëheq serinë e ndeshjeve edhe ekipi i Milwaukee, skuadra me rekordin më të mirë në sezonin e rregullt. Bucks mposhtën Detroitin 120-99, në një sfidë që u vendos në gjysmën e dytë të saj. Bledsoe  me 27 pikë, Antetokounmpo me 26 dhe Middleton me 24  ishin treshi që bëri diferencën në parket.

 

Konferenca e Lindjes – Çerekfinale Play off

1-8 Milwaukee   –   Detroit, 120-99 (2-0)

4-5 Boston         –   Indiana, 99-91 (2-0)

3-6 Philadelphia –   Brooklyn, (1-1)

2-7 Toronto        –   Orlando, (1-1)

Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale Play off

1-8 Golden State –  Clippers, (1-1)

4-5 Houston        –  Utah Jazz, 118-98 (2-0)

3-6 Portland        –  Oklahoma, (2-0)

2-7 Denver          –  San Antonio, (1-1)