close

NBA: HARDEN VENDOS REKORDIN SEZONAL

Humbasin San Antonio, Clippers, Bostoni


Katër fitore të ekipeve vendase dhe dy për ekipet mysafire është epilogu i ndeshjeve të zhvilluara në mëngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Surpriza e sotme është disfata e San Antonio si vendas nga Charlotte me rezultatin 108-93. Për Spurs, ishte disfata e dytë radhazi që rrezikuan zonën e play off. Surpriza tjetër është disfata para publikut të vetë në përballjen me Nju Orleans me rezultatin 121-117. Më efikasi ishte Davis me 46 pikë e 16 rebound.

Dështoi edhe Bostoni duke pësuar humbje ndaj Brooklyn, me rezultat 109-102. Russell me 33 pikë ishte lider në fushë për Nets, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Tatum për miqtë. Pa probleme fiton Sacramento, që mundi Portland 115-107. Më efikasi në ndeshje ishte Hield me 19 pikë.

Houston është skuadra e vetme favorite që shënoi fitore të pritshme, duke e mundur Memphisin me rezultat të sigurt 112-94. Harden me 57 pikë, theu rekordin sezonal. Për atë ishte hera e tretë këtë sezon që realizon mbi 50 pikë. Ndërsa Utah Jazz mundi Detroitin 100-94.

 

NBA – Rezultatet e sotme:

 

Brooklyn       –   Boston, 109-102

Houston       –   Memphis, 112-94

San Antonio –   Charlotte, 93-108

Utah Jazz      –   Detroit, 100-94

Sacramento  –   Portland,   115-107

Clippers        –   New Orleans, 117-121