close

NBA: HJUSTON SHËNON FITOREN E GJASHTË RADHAZI

Fitojnë Denver Nuggets dhe San Antonio


Ndeshjet e zhvilluara sot, në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, kanë sjell spektakël, emocione, drithërima dhe festa. Ndeshja më dramatike që u zhvillua në mëngjesin e sotëm ishte ajo mes kampionit në fuqi Golden State dhe Hjustonit që përfundoi me fitoren e miqëve 134-135.

Vendimtar ishin pikët e James Harden i cili regjistroi triple-doublein e dytë dhe realizoi një trepikësh nga largësia, një sekondë para se të përfundonin vazhdimet. Për “Raketat”, kjo ishte fitorja e gjashtë e njëpasnjëshme.

Curry ishte më i miri te skuadra e Warriorsit me 35 pikë, por ekipi i tij u mposht për herë të tretë rresht në shtëpi. San Antonio me lojë të bukur dhe efikase mundi Toronto Raports me rezultatin 125-107.  Denver Nuggets në transfertë ka shënuar fitore kundër Sacramento Kings me rezultatin117-113.

Tabelën në Konferencën e Perëndimit e kryeson Denver Nuggets me 25 fitore e 11 disfata, para Oklahoma Sity që ka 24 fitore e 13 humbje dhe në vendin e tretë është Golden State me 25 fitore e 14 humbje. /Agjencitë/