Humbin edhe Lakers e Oklahoma
Në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, sot janë zhvilluar 13 taklimet e radhës. Befasia më e madhe ka ndodhur në përbelljen mes kampionit në fuqi Golden State dhe Hjustonit, ku skuadra mysafire ka shënuar fitore me rezultat 118-112. Te skuadra vendase më efikas ishin Durrant me 29 pikë dhe Curry me 25, ndërsa te skuadra fituese më efikas ishin Gordon me 25 pikë dhe Paul me 23 pikë e 17 asiste.
Fitore ka shënuar Çikago në përballjen me Boston Celtics 126-116. LaVine me 42 pikë ishte më efikasi. Fitore në transfertë ka shënuar edhe Sacramento në përballjen me Oklahoman 119-116. Surprizë në ndeshjet e sotme është edhe disfata e Filadelfias nga Portland 115-130. Nju Orlenas ka shënuar fitore të sigurtë kundër Lakersit me rezultat 128-115. Milwaukee bën detyrë, duke mundur Minesotan 140-128, falë 28 pikëve të Middleton dhe 27 të Giannis. /Agjencitë/
NBA – Rezultatet e sotme
Philadelphia – Portland, 115-130
Atlanta – Phoenix, 120-112
Charlotte – Brooklyn, 115-117
Cleveland – Memphis, 112-107
New Orleans – Lakers, 128-115
Washington – Indiana, 112-119
Miami – Detroit, 96-119
Chicago – Boston, 126-116
Oklahoma – Sacramento, 116-119
Golden State – Houston, 112-118
Milwaukee – Minnesota, 140-128
Utah Jazz – Dallas, 125-109