close

NBA: HJUSTONI VAZHDON ME FITORE

James Harden më efikasi me 42 pikë


Kampionati amerikan i basketbollit NBA, ka vazhduar edhe sot me emocione dhe ndeshje me cilësi të jashtëzakonshme. Hjuston ka triumfuar në transfertë kundër Bostonit 115-104. Më efikas në këtë ndeshje ishin James Harden, me 42 pikë dhe Gordon me 32 pikë, ndërsa te skuadra vendase më efikas ishte Irving me 24 pikë.

Detroit pas kohës shtesë  arriti të shënon fitore kundër Torontos me rezultatin 112-107. Griffin me 27 pikë ishte më efikas për Detroit, ndërsa 35 pikët e Lowry për kanadezët mbetën për statistikë.

Oklahoma ka fituar ndaj Memfisit 99-95. Westbrook me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për Thunder.

Fiton edhe ekipi i Clippers, që mundi Nju Jorkun 128-107 20. Atlanta, falë 28 pikëve të Alex Len në transfertë mundi Çikagon 123-118, ndërsa Portland mposhti Charloten 118-108. Konferencën e Lindjes e kryeson Milwaukee Bucks. /Agjencitë/

 

 

NBA – Rezultatet e sotme:

Charlotte    –   Portland, 108-118

Boston        –   Houston, 104-115

Chicago       –   Atlanta, 118-123

Clippers       –   New York, 128-107

Cleveland     –   Orlando, 107-93

Detroit         –   Toronto, 112-107

Washington –   Minnesota, 135-121

Oklahoma    –   Memphis, 99-95