close

NBA: HUMBJE E PAPRITUR E LAKERS

Toronto triumfon pas dy vazhdimeve 140-138


Ndeshjet e zhvilluara në mëngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, kanë sjellë disfatën e turpshme të ekipit Los Angeles Lakers para tifozëve të vetë në përballjen me Cleveland Cavaliers me rezultatin 95-101. Shënuesi më i mirë për kalifornianët ishte Kuzma me 29 pikë.

Fitore dramatike shënoi edhe Toronto në takimin ndaj Washington me rezultatin 140-138, pas dy kohë shtesë. Më i miri për kanadezët u dallua Leonard, autor i 41 pikëve e 11 rebound, mbështetur edhe nga Siakam me 24 pikë e 19 rebound. Ndërsa për Washington nuk mjaftoi “triple double” e Beal, që e mbylli ndeshjen me 43 pikë, 10 rebaound e 15 asiste.

Në krye të renditjes në Perëndim vijon të qëndrojë skuadra e Lideri në Konferencën e Perëndimit Denver, fitoi ndaj Portland, 116-113, ndërsa më efikasi ishte Jokiq me 40 pikë e 10 rebound. Golden State, në transfertë mundën ekipin e Dallasit 119-114. Curry me 48 pikë ishte më efikas për Warriors, ndërsa Donçiq me 26 pikë ishte më i miri për teksanët. Orlando mundi Hjustonin 116-109, dhe pikët e fituara do të vlejnë që të siguron një pozitë në play off. /Agjencitë/

 

New York     –   Philadelphia, 105-108

Washington –   Toronto, 138-140

Atlanta         –   Milwaukee, 114-133

Orlando       –   Houston, 116-109

Dallas           –   Golden State, 114-119

Denver         –   Portland, 116-113

Lakers          –   Cleveland, 95-101