close

NBA: INDIANA TURPËRON LAKERSIN

Toronto mban hapin me Milwaukee në lindje


Ndeshjet e zhvilluara sot, në kampionatin amerikan të basketbollit NBA kanë sjell emocionet e radhës. Rezultatin zhgënjyes e ka shënuar skuadra e Lakersit, pas disfatës me rezultain e thellë ndaj Indianas 136-94. Më efikas ishin Bogdanoviq me 24 pikë e Turner me 22 për vendasit, ndërsa LeBron James edhe pse shënoi 18 pikë nuk ndikoi në humbjen e thellë.

Fitore të sigurtë ka shënuar edhe Oklahoma në përballjen me Orlandon me rezultatin 132-122. Më efikas ishte Rajon Rondo, me 39 pikë, ndërsa Russell Westbrook realizoi sërish një “triple double”, me 16 pikë, 15 rebound e 16 asiste. Skuadra e Torontos në transfertë mposhti Filadelfian 119-107.

Në takimet e tjera, ekipi i Clippers në transfertë fitoi në sekondat e fundit ndaj Charlotte 117-115. E njëjta situatë edhe në fitoren 108-106 të Memphisit ndaj Minnesotas. Ekipi i Miamit, falë 28 pikëve të Whiteside mposhti Portlandin 118-108, ndërsa Detroiti në transfertë mundi Nju Jorkun 105-92. Po në cilësinë e mysafirit fitore ka shënuar edhe Bostoni ndaj Cleveland me rezultat 103-96. Konferencën e Lindjes e kryesojnë Milwaukee Bucks dhe Toronto. /Agjencitë/