close
Sport

NBA: LAKERS E SPURS NË KRIZË

NBA 1

Golden State dominon në Perëndim


Vazhdojnë emocionet në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Kampioni në fuqi Golden State pas disfatës në ndeshjen e kaluar, sot ka shënuar fitore  në transfertë kundër Charlotte me rezultat 121-110.  Më efikasi në ekipin fitues ishte Thompson, me 26 pikë.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Hjustoni në përballjen me Atlantan 119-111. Harden me 28 pikë të shënuar ishte me efikasi në terren. Brooklyn ka mundur San Antoni me rezultatin e sigurt 101-85, duke e konfirmuar krizën që ka skuadra mysafire.

Në krizë vazhdon të mbetet edhe Lakers që kësaj radhe humbi nga Memphis 110-105. Humbje që ndërlikon edhe më shumë pozitat e ekipit kalifornian, jashtë zonës së play off. Clippers me lojë të mirë para fansave të vetë ka mundur Dallasin me rezultatin 121-112. Harell me 32 pikë ishte më i mirë në këtë ndeshje.

Philadelphia falë koshit të shënuar në sekondin e fundit ka mundur Nju Orlenasin 111-110. Harris me 29 pikë ishte më efikas. Pas ndeshjeve të sotme Konferencën e Perëndimit e kryeson Golden State Warriors pasi nga 60 ndeshjet e zhvilluara ka 43 fitore e 17 disfata. /Agjencitë/

 

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte      –   Golden State, 110-121

Cleveland     –   Portland, 110-123

Detroit         –    Indiana, 113-109

Brooklyn      –    San Antonio, 101-85

Miami           –   Phoenix, 121-124

Chicago        –   Milwaukee, 106-117

Houston        –   Atlanta, 119-111

Memphis       –  Lakers, 110-105

Minnesota     –  Sacramento, 112-105

New Orleans –  Philadelphia, 110-111

Clippers         –  Dallas, 121-112

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia