Houston mundi Milwaukee-n
Janë luajtur dhjetë ndeshje në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku interes të veçantë kishte përballja mes dy kandidatëve për çmimin e MVP-së të sezonit të rregullt, James Harden e Giannis Antetokounmpo. Pra, takimi Houstonit dhe Milwaukee, që përfundoi me fitoren e vendasëve 108-94. Los Angeles Lakers mori një fitore në parket, por nuk i bën punë, sepse janë shuar edhe shanset matematikore për të shkuar në fazën e “play-off”-it. Rezultati 124:106 ishte një gëzim për tifozët vendës, të cilët panë të thyhej Washington Wizards në “Staples Center”.
Takimi Dallas Mavericks – Sacramento ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire 121-125. Vendasëve nuk iu ka mjaftuar “triple-double” i Luka Donciq i cili realizoi 28 pikë, 12 aiste dhe 12 “rebound”.
Sfida e vetme që përfundoi në kohën shtesë, ishte ajo mes Charlotte Hornets dhe San Antonio Spurs 125-116. Diferencën e bëri Kemba Walker, me 38 pikë në total.
Los Angeles Lakers, përkundër fitores kundër Washington 124–106, definitivisht nuk do të jenë pjesë në play off. Lebron James ka shënuar 23 pikë dhe 14 asite, por më i miri rezultoi Kentavious Caldwell-Pope me 29 pikë.
Denver ka shënuar fitore të ngushtë, por me shumë vlerë kundër Detroit Pistons 95-92. /Agjencitë/