close
Sport

NBA: LAKERS RIKTHEHET TE FITORJA

FED44541-6068-4DC1-8B98-114E3FE899E9

UTAH E PHILA KRYESOJNË KONFERENCAT


Kampionati amerikan i basketbollit NBA vazhdon s ipas itinerarit të paraparë. Kështu që në mëngjesin e sotëm janë zhvilluar tetë takime ku ka emocione  zhgënjime dhe befasi.

Skuadra e filadelfias  pas  fitores  në transfertë kundër Çikagos  me rezultatin 94:106, mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Të gjithë titullarët e Filadelfia realizuan mbi 10 pikë, ndërsa Harris me 21 pikë ishte  shënuesi më i mirë i ndeshjes. Në transfertë fiton edhe ekipi i Golden State, që mundi Nju Orleansin me rezultat 108-123, duke  vazhduar të mbetet  në garë për një vend në play off. Curry ishte  më i miri 41 pikë, ndërsa Green realizoi një “triple double” me 10 pikë, 13 kërcime e 15 asist.

Skuadra e Lakers pas tri humbjeve rikthehet te fitorja dhe ate duke e mundur  Denverin me rezultatin 93-89. Te skuadra  fituese shkëlqeu Davis me 25 pikë, ndërsa ër miqtë u dallua Jokiq me 32 pikë. Në konferencën e Perëndimit dominon ekipi i Utah Jazz, që mundi  San Antonion me rezultatin 110-99. Më efikas ishte Bogdanoviq i cili realizoi 25 pikë, mbështetur edhe nga Gobert me 24 pikë e 15 kërcime.

REZULTATET E SOTME

Detroit – Orlando, 112-119

Washington – Indiana, 154-151

Nju Orleans – Golden State, 108-123

Atlanta – Portland, 123-114

Çicago – Philadelphia, 94-106

Memphis – Nju Jork, 104-118

Lakers – Denver, 93-89

Utah Jazz – San Antonio, 110-99

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia