close
Sport

NBA: LAKERS SHËNON FITORE TË SIGURTË NDAJ HOUSTON

753581E6-D8F7-4C9F-BAA2-2FF09A805567

FITOJNË CLIPPERS, MINESSOTA  E OKLAHOMA 


Kampionati  amerikan e basketbollit është duke  vijuar  sipas programit . Në Konferencën e Perëndimit Lakers pas fitores kundër Hjustonit  me rezultatin  120-102  vazhdon  të  ruan kreun e tabelës. Më efikas ishte Davis me 27 pikë, ndërsa Xhejms  realizoi 17 pikë.

Fitore  ka  shënuar edhe  skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që mundi  ekipin e Çikagos   me rezultatin 130-127 . Më efikas në këtë ndeshje  ishte LaVine i cili  realizoi 45 pikë për ekipin mysafirë , por që mbetën për statistikë, ndërsa për Clippers u dallua Leonard me 33 pikë.

Minesota  shënoi  fitore të sigurt  ndaj San Antonios me rezultatin  96-88, ndërsa më efikas ishte  Russello me 27 pikë dhe Beasley me 24 pikë, ndërsa Oklahoma triumfoi në transfertë  ekipin e  Bruklin me rezultatin  129-116 . Më efikas  ishte Shai  me 31 pikë. Ndeshja mes Boston e Miami u shty, pasi të dyja ekipet kanë lojtarë që rezultojnë  pozitivë me Covid-19. Tabelën e kryeson Los Angeles Lakers me  8  fitore  dhe  3  humbje.


NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Utah Jazz, 86-96

Clippers – Chicago, 130-127

Brooklyn – Oklahoma, 116-129

Nju Jork – Denver, 89-114

Boston – Miami, e anuluar

Houston – Lakers, 102-120

Minnesota – San Antonio, 96-88

Golden State – Toronto, 106-105

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia