Surprizohen Hjustoni e San Antonio
Kampionati amerikan i basketbollit NBA, vazhdon me surpriza. Kështu që Cleveland arriti të fiton ndaj Milwaukee 107-102 edhe pse këta dy ekipe renditen në skaje të kundërta në Konferencën e Lindjes. Fitore në kohën shtesë ka shënuar Çikago në përballjen me Washingtonin 126-120
Humbë edhe San Antonio, pas 9 fitoresh radhazi, humbi ndaj Miamit me rezuiltatin 110-105. Pas kohës shtesë humb edhe Oklahoma në përballjen me Toronton 114-12. Russell Westbrook realizoi 42 pikë e 11 rebound, por i vetëm nuk mundi të ndalte furinë kanadeze: Siakam 33 pikë, VanVleet 23 pikë e Leonard 22 pikë.
Pas kohës shtesë ndalet edhe Houston, që u mund nga Memphisi 126-125 Conley me 35 pikë u dalluan për Memphis, duke i bërë të pavlefshme 57 pikë e Harden për teksanët. Orlando, mundi Nju Orlenasin 119-96, ndërsa Philadelphia fitoi duelin e pretendente me Boston 118-115. /Agjencitë/
NBA – Rezultatet e sotme:
Cleveland – Milwaukee, 107-102
Orlando – New Orleans, 119-96
Philadelphia – Boston, 118-115
New York – Utah Jazz, 116-137
Chicago – Washington, 126-120
Memphis – Houston, 126-125
San Antonio – Miami, 105-110
Oklahoma – Toronto, 114-123
Portland – Dallas, 126-118