close
Sport

NBA: MILWAUKEE E TORONTO KRYESOJNË NË LINDJE

NBA 2

Në Konferencën e Perëndimit kryeson Warriors


Pas ndeshjeve të sotme skuadra e Torontos nuk ndalet në rrugëtimin e saj për kreun e tabelës në Konferencën e Lindjes. Toronto pas fitore kundër Memfisit 119-90 , ka regjistruar fitoren e 35 nga gjithësejt 48 në këtë kampionat të NBA. Skuadra tjetër që pretendon kreun e tabelës Milwaukee në transfertë ka shënuar fitore me vlerë të madhe kundër Orlandos 118-108.

Në Konferencën e Perëndimit Houston para fanasave të vet mundi Lakersin me rezultat të ngusht 138-135 dhe atë pas kohës shtesë. Fitore ka shënuar edhe Denver, ndaj Clevelandit me rezultat të sigurt 124-102. Jokiq ishte më i miri duke realizuar një “triple double”, 19 pikë 11 rebound e 12 asiste.

Pa probleme fiton Miami duke mposhtur Çikagon me rezultat 117-103. Skuadra e Oklahomës mposhti Filadelfian në transfertë 117- 115. Nuk zhgënjen Boston, që triumfoi ndaj Atlantas 113-105, ndërsa Indiana mposhti Dallasinm 111-99. Në Konferencën e Lindjes kryeson Golden State Wariors me 32 fitore e 14 humbje. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia