Warriors avancon 3-2 ndaj Houston-it
Skuadra e Milwaukee është finalistja e parë e play off-it në Konferencën e Lindjes në NBA. Në ndeshjen e pestë Bucks shënoi me lehtësi ndaj Boston me rezultatin 116-91,duke fituar 4-1 serinë e takimeve.
Më efikasi ishte Giannis Antetokounmpo që realizoi 20 pikë, ndërsa 7 lojtarë të Milwaukee realizuan mbi 10 pikë.
Skuadra kampione e Golden State fitoi ndaj Houston me rezultatin 104-99, në ndeshjen e pestë gjysmëfinale, duke udhëhequr 3-2 serinë.
Ai që bëri diferencën në këtë sfidë ishte Klay Thompson, që realizoi 27 pikë, mbështetur nga Curry me 25 dhe Durant me 21 pikë. Në krahun tjetër u dallua Harden, që realizoi 31 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. /Agjencitë/