close

NBA: MILWAUKEE GJYSMËFINALISTE NË LINDJE

Antetokounmpo realizon mbi 40 pikë për 32 minuta


Pas ndeshjeve të raundit të katërt në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, Milwaukee është skuadra e dytë gjysmëfinaliste në Konferencën e Lindjes, duke fituar 4-0 serinë ndaj Detroit. Në ndeshjen e fundit Bucks fitoi ndaj Pistons me rezultatin 127-104, duke mbyllur shumë shpejtë garën për një vend në gjysmëfinale në Lindje.

Më efikasi në këtë takim ishte Giannis Antetokounmpo, autor i 41 pikëve. Ai bëhet lojtari i parë në historinë e NBA-së që realizon mbi 40 pikë në më pak se 32 minuta në fazën play off.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Utah Jazz fitoi ndaj Hjuston 107-91, në çerekfinalen e katërt mes dy ekipeve, duke hapur garën për një vend në gjysmëfinale. Pas katër ndeshjeve Hjuston udhëheqin 3-1 serinë e ndeshjeve. James Harden realizoi 30 pikë për teksanët, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Jazz u dalluan Mitchell me 31 pikë e Crowder me 23 pikë. /Agjencitë/