close
Sport

NBA: MILWAUKEE MPOSHTI EKIPIN KRYESUES PHILADELPHIAN

98E7E6B2-4DC6-4A34-9896-DA9B6BEE1731

NJË TJETËR ZHGËNJIM LAKERS


Kampionati amerikan i basketbollit NBA vazhdon të zhvillohet  sipas orarit të paraparë dhe  me shumë surpriza. Në ndeshjet e mëngjesit të sotë  skuara e Dallas-it mundi ekipin  Los Angelos Lakers  me rezultatin  115-110. Në këtë fitore të Dallas-it diferencën e bëri  basketbollisti slloven Luka Donçiq i cili realizoi 30 pikë, 9 kërcime e 8 asiste. Pas kësaj  fitoreje  Dallas me 32 fitore e  26  humbje mban pozitën e gjashtë, ndërsa  Lakers me 35 fitore e 24  disfata është në pozitën e pestë në Konferencën e Perëndimit.

Milwaukee fiton duelin derbi me kryesuesin e në Konferencën e Lindjes Filadelfia  duke e mundur me rezultatin 124-117.  Më efikas te vendasit ishte Giannis Antetokounmpo realizoi 27 pikë e 16 kërcime e 6 asiste.  San Antonio shënoi fitore të sigurt ndaj Detroit me rezultatin 106-91. Më efikas ishte Derrick White me 26 pikë, 4 kërcime e 4 asiste.

Surprizon ekipi i Boston, që mundi ekipin Phoenix me rezultat bindës 99-86, duke ia zvogëluar gjasat e ekipit misafirë për të marrë kreun në Perendim. Më efikas ishte  Kemba Walker me 32, 4 kërcime e 4 asiste. Fitore të thellë korri Nju Orleans ndaj  Orlandos me rezultatin e thell 135-100. Shënuesi më efikas  në këtë ndeshje ishte Ingram 29 pikë, 3 kërcime e 6 asiste.Dhe në takimin  tjetër  të sotë Çikago  mundi Charloten  me rezultat 108-91 Më efikas ishin Vuçeviq, White e Young nga 18 pikë .


NBA – Rezultatet e sotme

Boston – Phoenix, 99-86

Milwaukee – Philadelphia, 124-117

Orlando – New Orleans, 100-135

San Antonio – Detroit, 106-91

Chicago – Charlotte, 108-91

Dallas – Lakers, 115-110 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia