close

NBA: MILWAUKEE SHUMË PRANË FINALES NË LINDJE

Rockets barazon serinë me Warriors


Pas ndeshjeve të katërt të gjysmëfinals së play offit në kampionatin amerikan të basketboillit NBA, në Konferencën e Lindjes, skuadra Milvoke me fitoren kundër Bostonit me rezultatin 113-101, udhëheq 3-1 serinë e takimeve. Fitorja u sigurua në çerekun e fundit kur skuadra e Milwaukee u shkëput falë 39 pikëve 16 rebound të Giannis Antetokounmpo, i cili ishte figura numër një në këtë ndeshje.

Nga ana tjetër në Konferencën e Perëndimit ku u përballën Golden State dhe Hjuston, seria e fitoreve është barazuar në 2-2. Hjustoni në transfertë ka shënuar fitore shumë të rëndësishme 108-112, dhe tani me shpresa të mëdha rrugëton drejt finales. Duket se faktori fushë do të jetë vendimtar në këtë përballje, pasi Warriors fituan dy takimet e para në fushën e tyre, ndërsa Rockets rikthyen ekuilibrin duke triumfuar në dy takimet e luajtura në Teksas. James Harden, që realizoi 38 pikë e 10 rebound ishte figura kryesore në këtë fitore të madhe. Te skuadra kampione më efikas ishin Durant me 34 pikë dhe Curry me 30. /Agjencitë/