Philadelphia mundi Oklahoman
U luajtën ndeshjet e radhës në kampionatin më të fortë të basketbollit në botë, NBA. Befasia më e madhe në ndeshjet e sotme ndodhi në përballjen mes Orlandos dhe kampionëve në fuqi Golden State që përfundoi me fitoren e vendasve 103-96. Në ekipin fitues shkëlqeu Aaron Gordon, i cili realizoi 22 pikë dhe 15 kërcime.
Spikat edhe fitorja e Philadelphia në derbin ndaj Oklahoma, me rezultatin 108-104.Thobias Harris realizoi 32 pikë dhe 5 kërcime. Indiana ka shënuar fitore ndaj Minesotas 122-115, Nju Jorku ka pësuar disfatë para tifozëve të vetë ndaj Cleveland 118-125, Hjustoni mundi Miamin me rezultat të ngushtë 121-118, ndërsa Utah Jazz në transfertë mundi Denverin 111-104. /Agjencitë/