Philadelphia fiton në transfertë ndaj Charlotte
Pas ndeshjeve të sotme në kampionatin amerikan të baketbollit NBA, pesë skuadra kanë siguruar kualifikim të sigurt në play off. Në Konferencën e Lindjes, pos Milwaukee e Toronto është kualifikuar edhe Philadelphia pas fitores kundër Charlote 108-114. Në sekondat e fundit fiton Brooklyn nda Sakramentos me rezultatin 123-121. Russell, ishte më i miri me 44 pikë e 12 asiste.
Në Konferencën e Perëndimit, dy skuadrat e kualifikuara janë Golden State dhe Denver. Kampionët në fuqi Warriors mundi Minnesotan 117. Më efikas ishin Curry me 36 pikë, dhe Thompson me 28.
Pa probleme fiton edhe skuadra e Houston, në vendin e tretë në Perëndim, që mundi Atlantan 121-105. Harden shkruan historinë e NBA-së, pasi bëhet basktbollisti i parë që shënon mbi 30 pikë ndaj të gjitha ekipeve rivale (29) brenda një sezoni.
Lakers ka pësuar humbjen e katërt radhazi dhe tanimë zyrtarisht është jashtë zonës së play off-it. Kalifornianët u mundën nga Milwaukee 115-101. Fitojnë edhe Clippers ndaj Indiana 115-109, takim që afron ekipin tjetër nga Los Anxhelosi me zonën e play off. /Agjencitë/
NBA – Rezultatet e sotme:
Charlotte – Philadelphia, 114-118
Atlanta – Houston, 105-121
Milwaukee – Lakers, 115-101
Minnesota – Golden State, 107-117
Sacramento – Brooklyn, 121-123
Clippers – Indiana, 115-109