close

NBA: PHOENIX BEFASON WARRIORSIN

San Antonio mundi Milwaukeen


Vazhdojnë befasitë në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Skuadra kampione e Golden State u mund para tifozëve të vetë nga Feniksi me rezultatin 111-115. Thompson realizoi 28 pikë e Durant 25, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për miqtë u dallua Booker me 37 pikë e 11 asiste.

Fiton edhe skuadra e San Antonio, që mundi Milwaukee 121-114. Aldridge me 29 pikë e 15 rebound e DeRozan me 28 pikë bënë diferencën në parket për teksanët, duke i bërë të pavlefshme 27 pikë e 13 rebound të Antetokounmpo.

Toronto sot mundi Miamin me rezultatin 125-104. Në sekondat e fundit fiton skuadra e Hjuston, që mundi Dallasin 94-93 Gordon me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë. Detroit, falë 28 pikëve të Blake Griffin mundi Çikagon 131-108, ndërsa skuadra e Philadelphias fitoi ndaj Indianas 106-89, sfidë ku u dallua Embiid me 33 pikë e 12 rebound. Konferencën e Perëndimit pas 66 ndeshjeve vazhdojnë të kryesojnë Golden State me 45 fitore dhe 21 humbje, para Denver me 43 fitore e 22 humbje.

 

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit           –   Chicago, 131-108

Miami            –   Toronto, 104-125

Philadelphia  –   Indiana, 106-89

Atlanta          –   New Orleans, 128-116

Memphis       –   Orlando, 105-97

Dallas            –   Houston, 93-94

Minnesota     –   New York, 103-92

San Antonio  –   Milwaukee, 121-114

Golden State –   Phoenix, 111-115