close

NBA: PORTLAND BEFASOI BROOKLYN-in

Fitojnë edhe Orlando e Oklahoma


Janë zhvilluar katër përballjet e radhës në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Ndeshja kryesore e ditës ishte ajo që u zhvillua në “Moda Center” mes Portlandit dhe Broklinit që përfundoi me rezultatin 148-144, me çka edhe kanë siguruar zonën play off në Konferencën e Perëndimit. Te vendasit më efikas ishin Jusuf Nurkiq me 31 pikë e 16 rikuperime dhe Damian Lillard me 31 pikë e 12 asiste.

Fitore të vlefshme ka shënuar edhe Orlando ndaj Philadelphia me rezultatin e thellë 119-98.  Për Magic spikati me “double-double”, 28 pikë dhe 14 “rebound”, Nikola Vuçeviq, ndërsa për 76ers, Joel Embiid me 20 pikë e 12 rikuperime.

Oklahoma mundi në transfertë Memfisin 115-103. Braziliani Grizzlies Bruno Caboclo, shënoi rekord personal me 24 pikë e 11 “rebound”. Utah Jazz shkatërroi Fenikisin 125-92. Devin Booker me plot 59 pikë të shënuara u bë lojtari i 12 në këtë sezon që realizon mbi 50 pikë. /Agjencitë/