NBA: “Team Pau” fitues i All-Star, Alvarado shpallet MVP i Yjeve

Mbrëmë zyrtarisht filloi All-Star ku nikoqire ishte Salt Lake Sity, për herë të parë që nga viti 1993. Kësaj radhe në vend të një ndeshjeje u zhvillua një mini-turne, me dy gjysmëfinale deri në 40 pikë dhe një finale ku fituese doli skuadra që shënoi e para 25 pikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në këtë mini turne të All-Star morën pjesë katër skuadra me nga shtatë lojtarë që drejtoheshin nga ish yjet e NBA-së si Pau Gasol, Joakim Noah, Deron Williams, ata udhëhoqën basketbollistë që po luajnë sezonin e tyre të parë ose të dytë në NBA, ndërsa Jason Terry udhëhoqi lojtarët nga ligën e zhvillimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Team Pau” mundi “Team Deron” në gjysmëfinalen e parë 40-25, shkëlqeu Alvaro i Nju Orleans. Ndërsa në gjysmëfinalen e dytë “Joachim’s Team” mposhti “Jason’s Team” 40-32.

Fitues në finale doli ekipi i drejtuar nga Pau Gasol, që mundën ekipin e Joachim Noa me rezultat 25-20, ndërsa vendimtar ishte trepikëshi i Alvardos, i cili u shpall MVP.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share