close

NBA: TORONTO – GOLDEN STATE NË FINALEN E MADHE

Finalet e play off-it të NBA-së nisin më 30 maj


Në finalen e madhe për titullin e kampionit në basketbollin amerikan NBA do të përballen Golden State Warriors dhe Toronto Raptors. Skuadra kanadeze fitoi Milwaukee me rezultatin 100-94 në finalen e gjashtë të play off-it në Konferencën e Lindjes, duke marrë trofeun e kësaj Konference.

Heroi i skuadrës kanadeze është Kawhi Leonard, i cili edhe njëherë dëshmoi se është një kampion i vërtet. Leonard realizoi 27 pikë e 17 rebound, ndërkohë që vendimtare ishin edhe 32 pikët e ardhura nga lojtarët e pankinës.

Për Milwaukee zhgënjeu  Adetokumpo atëherë kur nuk pritej, në këto finale play off në Lindje, duke mos dhënë atë që pritej. Ai ishte shënuesi më i mirë i Bucks, me 21 pikë e 11 rebound, por nga ai pritej më shumë.

Ndeshjet finale play off në NBA mes Raptors dhe Warriors nisin me 30 maj të enjten. Dy ndeshjet e para do të luhen në fushën e skuadrës kanadeze, që ka kështu mundësinë të vijojë të ëndërrojë, për të shkruar diçka të jashtëzakonshme në historinë e NBA-së. /Agjencitë/