close

NBA: TORONTO MUNDI FILADELFIAN

Toronto barazoi serinë e ndeshjeve me Portlandin


Në ndeshjen e katërt të gjysmëfinales së play offit në Konferencën e Lindjes të kampionatit amerikan të basketbollit NBA, Toronto ka barazuar 2-2 serinë e ndeshjeve pas fitores 101-96 ndaj Philadelphia. Të pestë titullarët e Philadelphia realizuan mbi 10 pikë, me Jimmy Butler që ishte shënuesi më i mirë, autor i 29 pikëve e 11 rebound. Për kanadezët u dallua Kawhi Leonard, që shkëlqeu në parket, duke realizuar 39 pikë e 14 rebound.

E njëjta situatë edhe në Konferencën Perëndim, ku skuadra e Toronto fitoi 116-112 ndaj Portland në gjysmëfinalen e katërt mes tyre, duke barazuar 2-2 serinë e takimeve. Skuadra e Portland udhëhoqi takimin në gjysmën e parë, ku u dalluan McCollum me 29 pikë e Lillard me 28.

Te Denver më efikas ishin Murray me 34 pikë, mbështetur edhe nga Millsap i cili shënoi 21 pikë si dhe Jokiq i cili realizoi triple double me 21 pikë, 12 rebound e 11 asiste. /Agjencitë/