Denver “leksion” Oklahomës
Në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, sot janë zhvilluar tre përballje, ku vendasit ishin të pamëshirshëm. Toronto pas fitores ndaj Bostonit me rezultatin 118-95, konfirmohet si forca e dytë në këtë kampionat. Më efikas te ekipi fitues ishte Siakam me 25 pikë dheLeonard me 21.
Nju Jork, mundi Orlandoin 108-103. Te vendasit më miri ishte Mudiay që realizoi 19 pikë, ndërsa te miqtë, Vuçeviq e Gordon realizuan nga 26 pikë. Fitore të sigurt ka shënuar Denver në përballjen me Oklahomën 121-112, që ishte një përballje e dy skuadrave prtendente në Konferencën e Perëndimit. Më këtë fitore Denver mbetet në pozitën e dytë pas Golden State Warriors. Jokiq ishte më efikasi me 36 pikë e 10 asiste. /Agjencitë/