close

NBA: TORONTO SHKRUAN HISTORINË

Skuadra e Toronto Raptors shpallet kampione e NBA-së për sezonin sportiv 2018-2019, pas triumfit 4-2 me ndeshje ndaj Golden State Warriors.  Në takimin e gjashtë finale të play offit Toronto në transfertë shënoi fitore të sigurt ndaj Warriors me rezultatin 114-110, duke mbyllur me sukses një sezon ku ishin protagonistë. Për Toronto është titulli i parë kampion i NBA-s në historinë e këtj klubi. Po ky titull nuk i përket vetëm një ekipi, por të gjithë Kanadasë, ku mijëra njerëz kanë qenë në rrugë për të festuar. E veçanta e këtij suksesi të skuadrës kanadeze është të gjitha katër fitoret i ka shënuar në transfertë.

Te tani më ish-kampioni i NBA Warriors më efikas ishin Thompson realizoi 30 pikë, mbështetur nga Iguodala me 22 pikë e Curry me 21, ndërsa te kampioni i ri Toronto më efikas ishin Lowry e Siakam realizuan nga 26 pikë secili, ndërsa Leonard e VanVleet nga 22 pikë, duke e kthyer suksesin e sotëm në një triumf kolektiv. Basketbollisti Kawhi Leonard u zgjodh MVP i finaleve play off që ka një mesatare 28.5 pikë për çdo ndeshje të finaleve. /Agjencitë/