Toronto Raptors shënoi fitore të madhe në transfertë kundër kampionit në fuqi ekipit Golden State Warriors me rezultatin 123-109, në ndeshjen e tretë finale të play off në NBA, duke udhëhequr 2-1 serinë e ndeshjeve.
Në skuadrën vendase në këtë ndeshje nuk u aktivizuan Durant e Thompson shkaku i dëmtimit. Curry ishte realizatori më efikas te skuadra vendase me 47 pikë, por nuk kishte mbështetjen e pjesës tjetër të skuadrës.
Te skuadra kanadeze e Torontos pesë titullarë shënuan mbi 10 pikë, ndërsa më efikas Leonard i cili realizoi 30 pikë.
Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Golden State, që shpreson në rikuperimin e lojtarëve “big” për të rikthyer ekuilibrat në parket. Gjithsesi, ky triumf i Toronto në fushën e kampionëve është një sinjal pozitiv për kanadezët, në kërkim të titullit të parë në histori.
Formati i ri i Ligës së Kampionëve është një nga çështjet më shqetësuese për klubet dhe tifozët e futbollit evropian.
Gara më elitare e futbollit ndër vite ka përjetuar ndryshime të vogla, por ndryshimi që po kërkohet të bëhet e që do të fillonte të zbatohej, do të sjellë ndryshime të theksuara.
Sipas gazetarëve të COPE, ky ndryshim do të hynte në fuqi nga viti 2024, dhe në të do të luanin 32 ekipe, me sistemin e rënies nga kategoria.
Ky sistem i ri, është një ide e ekipeve të fuqishme të Evropës, dhe do të sponsorizohej nga UEFA.
Faza fillestare do të përbëhet nga 32 ekipe, që do të ndaheshin në katër grupe me nga tetë skuadra.
Katër ekipet e para të secilit grup do të kualifikoheshin në raundin e 16-të.
Vendet e fundit do të zbrisnin nga Liga e Kampionëve në Ligën e Evropës.
Vendi i gjashtë dhe i shtatë i secilit grup, do të luanin një lojë për të shmangur rënien në Ligën e Evropës. /Agjencitë/