close
Sport

NBA, WARIORS DOMINON NË PERËNDIM

NBA

Milwaukee mban kryesimin në Lindje


Në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, kampioni në fuqi me fitoren në transfertë kundër Los Anxhelos Lekars me rezultatin 130-111, regjistroi fitoren e 33-të sezonale.

Për Golden State u dallua Thompson me 44 pikë, ndërsa Durant e mbylli me 20 pikë.

Philadelphia mundi me lehtësi Hjustonin 121-93. Për Philadelphia u dallua Embiid me 32 pikë e 14 rebound. Boston mundi Miamin  me rezultatin e sigurtë 107-99, Irving ishte më efikasi me 26 pikë e 10 asist ,dërsa New Orleans triumfoi në transfertë ndaj Memfisit 105-85.

Në Konfertencën e Lindjes dominon  Milwaukee që sot mundi Dallasin me rezultatin 116-106. Antetokounmpo me 31 pikë e 15 rebound ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes.Oklahoma fitoi në transfertë  ndaj Nju Jorkut 127-109 . Fitore  në transfertë ka shënuar edhe   Portland në përballjen me Çikagon 104-88.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia